Zëvendëskryeministri Arben Fetai, gjatë një tubimi të VLEN-it në Kërçovë, e vetshpalli veten kryetar të Aleancës për Shqiptarët. Por një reagim i ashpër ka ardhur nga sekretari organizativ i ASH-së së Taravarit, Gadaf Uzairi, i cili tha se Fetai është shndërruar në një vegël të Mickoskit, duke e humbur çdo kuptim politik që pretendonte se kishte transmeton Tetovasot.

“Me keqardhje, por edhe me indinjatë, duhet të reagoj. Në tubimin e VLEN-it në Kërçovë, Arben Fetahu u shpall ‘kryetar i Aleancës’. Realiteti është se ai nuk ka qenë kurrë faktor politik, as nuk ka pasur peshën që të arrijë aty ku ndodhet sot,” – deklaroi Uzairi informon Tetovasot.

Ai shtoi më tej se vetë Fetai është ngritur më lart se sa ka merituar ndonjëherë:
“Unë personalisht e kam pasur afër dhe, në rrethana të caktuara, pa dëshirën e shumicës së bashkëpartiakëve, e kemi ngritur më lart nga ç’meritonte. Sot ai është shndërruar në një vegël të Mickoskit, duke e humbur çdo kuptim politik që pretendonte se kishte,” – tha Uzairi .

Në fund, Uzairi theksoi se politika nuk është shpifje dhe lojë titujsh të rrejshëm, duke iu drejtuar Fetait me mesazhin se veprime të tilla nuk i shërbejnë as shqiptarëve dhe as partisë.