A duhet të shqetësohen shqiptarët më ndërhyrjen e “srpski svijet” në Severnën e VREDI- dhe të Mickos?
Shqiptarët duhet të shqetësohen nga “srpki svijet” pasi po ndikon në anashkalimin dhe deligjitimimit të faktorit shqiptar!
Katapultimi i VREDI-t në qeverinë nacionaliste të kryekomitit Micko me aminin e Albin trimit, nuk solli ndryshimin që prisnin shqiptarët pas dy dekadave të qeverisjes së dështuar të DUI-t me socialdemokratët dhe komitët në Maqedoni.
Në vend të ndryshimit premieri Micko solli “srpski svijet” me denigrimin e gjuhës shqipe edhe ashtu të përgjysmuar dhe me deligjitimimin e faktorit shqiptar me vasalët e tij nga VREDI.
Vredistët janë peshqeshi më i çmuar që shqiptarët kanë marrë nga Albini qëkur ndërmjetësoi si kumbar i miqësisë së re në koalicionin qeverisës VREDI-VMRO!
Fotot e publikuara me shumë pompozitet të liderëve vredistë me Albinin na lanë përshtypjen e një revolucioni që do të ndodhte më vonë!
Por çfarë ndodhi me hyrjen e vredistëve në qeverinë e koalicionit? Në vend të ndryshimit për së mbari ndodhi “srpski svijet”!
Nuk kaloi më shumë se një vit të qeverisjes mes vredistëve dhe komitëve, plasi bomba e Parlamentit Europian, ku ata ngritën alarmin për rrezikun e destabilizimit të “državës Severna përmes srpski svijet”!
Që të jetë çudia edhe më e madhe për këtë dekleratë të Parlamentit Europian, vredistët në vend të përgjigjes kanë zgjedhur të heshtin dhe janë strukur si minj e gjirizeve të bordelos qeveritare.
Heshtën edhe Albini si kumbar i miqësisë së re, por që tani ai ka hallet e pushtetit dhe nuk i plasë fare për “makedont” e këtej kufirit!
Disa zëra ttë mbytur thonë se ishim mirë kur ishim keq me DUI-n, por akoma më keq jemi me VREDI-n, ku po trajtohemi si bujqrobër të mesjetës dhe se përfaqësimi i shqiptarëve në qeverinë e serbofilëve të Mickos është vetëm një dekor i pështirosur!
Medai Shaholli