Bllokimi i integrimit evropian po merr dimensionin dhe karakterin e një rreziku serioz sigurie për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për BE-në, vlerësoi sot Presidentja dhe Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska-Davkova.

Në fjalimin e saj në ceremoninë qendrore me rastin e Ditës së Ushtrisë, 18 gusht, Siljanovska-Davkova deklaroi se natyra e luftës po ndryshon me shpejtësi, dhe gara galopante e armatimeve dikton investime më të mëdha në mbrojtje.

Sipas saj, rëndësia e vetëmjaftueshmërisë nuk ka qenë kurrë më e madhe.

“Në këtë stuhi, duhet të fillojmë sa më shpejt të jetë e mundur, siç kemi filluar tashmë, të planifikojmë strategjikisht burimet tona dhe përdorimin e tyre. Institucionet kompetente duhet të mendojnë për projekte afatgjata që do të garantojnë vetëmjaftueshmërinë dhe zhvillimin e mbrojtjes jo vetëm në kushte paqësore, por edhe në një mjedis kërcënimi ushtarak dhe konflikti të mundshëm”, tha Presidentja.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume