Më 18.08.2025 në orën 15:40 në Koçan, zyrtarë policorë të SPB Shtip – NJB Koçan arrestuan B.D. (22) nga Koçani. Në vendin e quajtur “Zona Industriale” në Koçan, policia kreu kontroll tek personi dhe në automjetin “BMW” me targa të Koçanit, të cilin ai e drejtonte, ku u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë, një grinder i mbushur me marihuanë dhe një peshore digjitale. Më pas, me urdhër gjykate, u krye edhe kontroll në shtëpinë e tij, ku u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë dhe sende të tjera që dyshohet se rrjedhin nga vepra penale.
Gjithashtu, më 18.08.2025 në orën 22:00 në fshatin Gërdovcë, rrethina e Koçanit, policia e NJB Koçan arrestoi G.P. (32) dhe A.A. (29), të dy nga Vinica. Zyrtarët ndaluan një automjet “Volkswagen Golf” me targa zvicerane, që drejtohej nga G.P., ndërsa pasagjer ishte A.A. Gjatë kontrollit, policia vuri re se pasagjeri kishte hedhur jashtë një paketim me marihuanë, i cili u gjet dhe u konfiskua. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe u konfiskuan gjithashtu materie pluhur të bardhë, marihuanë dhe një grinder.