Arben Zeqiri në mbështetje të TS: “Në vend të gazetarëve të arrestohet Bilall Kasami me Dajxhën Rakip”

JO NEVRI ADEMIN, POLICIA DUHET T’I ARRESTOJË BILALL KASAMIN DHE DEJXHËN, E TU MERREN EDHE TELEFONAT
1. Interesi publik është më i rëndësishëm se interesi personal e individual dhe në këto raste kur cënohet interesi publik, nuk vlen “privatësia” e dejxhës.
2. Publikimi i fotografisë, emrit dhe mbiemrit nuk është cënim i të dhënave personale, të dhënat personale janë numri amzë, llogaria bankare, kondet, paswordet.
3. Shoqërimi i një personi zyrtar nga një person fizik që nuk ka mandat për atë udhëtim, veçanërisht nëse është familjar, paraqet konflikt interesi, korrusion, keqprëdorim detyre.
4. Daja, vëllau, shoku nuk guxojnë as ta shoqërojnë kryetarin e komunës, e nëse shpenzimet i mbulon vetë kjo është edhe më keq, sepse politikanët e funksionarët nuk guxojnë të pranojnë dhurata ose mbulim shpenzimesh mbi 50euro.
5. Shoqërimi i një zyrtari nga një person fizik jashtë kabinetit është shkelje e protokollit, privatësisë institucionale dhe profesionale. Askush tjetër jashtë ekipit që parasheh protokolli, misioni dhe qëllimi i vizitës zyrtare nuk guxon të dijë se për çfarë bisedon kryetari i komunës gjatë vizitës zyrtare, aq më tepër të jetë në një tavolinë ku flitet për komunë, qeveri ose çfarëdo institucioni.
KONKLUZË: Nuk ka cënuar nevriu të dhënat personale të dejxhës, por Kryetari Bilall Kasami me dajën e tij kanë cënuar interesin publik, të dhënat personale të Komunës dhe Kryetarit të Komunës dhe sekretet komunale e shtetërore. Bilall Kasami në udhëtim nuk ka qenë si nip i dikujt, por si kryetar komune.
Kepqrëdorimi i policisë për presion mbi gazetarin, është keqprëdorim i policisë për të mbuluar keqpërdorimin që ka bërë kryetari i Komuna e Tetovës / Општина Тетово