#DajxhaRakip kërkon nga nipi i cili është komandant në stacionin policor të Tetovës që të thirret gazetari Nevrij Ademi në bisedë informative.
Thirrja bëhet nëpërmjet telefonit.
Pa shkresë zyrtare, pa arsye.
Kulmi i idiotizmit është që në stacion tentohet ti merret telefoni.
Krejt kjo për shkak se dikujt iu ka kujtu të paraqesë një rast në polici, me akuzën se iu kanë keqpërdor të dhënat personale.
Si ti themi kësaj përpos partizim i policisë.
Si mos ti themi kësaj keqpërdorim i MPB-së per qëllime partiake.
Puna e Nevrij Ademit mund të mos iu pëlqej. Mund të keni vërejtje e akuza, por në këtë rast nuk sulmohet vetëm ai dhe Tetovasot.
Sulmohet gazetaria! Çka na pret nesër neve?
Ajo që prej ditës së parë kur u votua qeveria e re e kam paralajmëruar… Shkelje brutale e fjalës së lirë, presion dhe kthim në ditët e errëta të regjimit.
Ups, e përmenda edhe unë #dajxhin