Solidaritet dhe mbështetje ndaj fjalës së lirë!
Të papranueshme dhe të dënueshme janë shantazhet e presionet e kryetarit të komunës dhe despotit të vockël Bilal Kasami, kur ky vegël qorre e kryekomitit Micko sot ka ndërhyrë që përmes thirrjeve në “biseda informative” në stacioinin e policor, si në kohen e titizmit jugosllav, ku kërkon të disciplinoj gazetarët dhe fjalën e lirë, kundër gazetarit Nevrij Ademi dhe ndaj portalit TS.
Presionet dhe shantazhet për ta mbytur fjalën e lirë janë përpjekje qyqare të vasalit Kasami ndaj fjalës së lirë dhe gazetarisë.
Fjalën e lirë nuk e burgosni dot, ajo do të jetojë e lirë megjithë mekanizmat e pushtetit lokal që i përdorni kundër fjalës së lirë.
Kjo ndërhyrje e pështirosur kundër fjalës së lirë do të jetë vetëm një kujtesë e hidhur, pasi pas dy muajve populli i Tetovës ju bashkë me tajfën tuaj z. Kasami, do t’u dëboj me votë nga ajo godinë ku i servilosesh despotit tënd orë e çast!
Kupa tashmë është mbushur!