Në territorin e vendit deri në orën 18:00 ka gjithsej 13 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave katër janë aktive, njëri është nën kontroll dhe janë shuar tetë zjarre, informuan nga Qendra për menaxhim me kriza.
Aktive janë zjarret në jasen, në Komunën Makedonski Brod, në fshatin Cerevë, në Komunën Mavrovë-Rostushë, si dhe në “Negotinska petlja” drejt atarit të fshatit Çegran, në Komunën e Gostivarit dhe afër fshatit Svetomitrani, në Komunën e Krushevës.
Nën kontroll është zjarri afër fshatit të Prilepit, Bellovodicë, në vendine quajtur Livadhë.
Janë shuar zjarret në fshatin Konjare e Mesme, Komuna e Petrovecit, më pas zjarri në Pero Nakov p.n. në Komunën e Gazi Babës, zjarri afër fshatit Drasllajcë në Komunën e Strugës, në fshatin Saraqinë, Komuna e Tetovës, fshati Strimnicë, Komuna e Zhelinës, fshati Obleshevë, në Komunën Çishinovë Obleshevë dhe fshatin Krivollak në afërsi të urës para kazermës në Komunën e Negotinës.