Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, ka deklaruar sot se në Ministrinë e Brendshme me tenderin prej një milion dollarësh për organizimin e provimeve për patentë shofer, ka dyshime për korrupsion dhe duhet të sqarohet.
Ajo ka akuzuar se pas këtij rasti qëndron një këshilltar i VMRO-DPMNE-së.
“Skandali në Ministrinë e Brendshme me tenderin prej një milion dollarësh për organizimin e provimeve për patentë shofer, ka dyshime për korrupsion dhe duhet të sqarohet plotësisht. Një kompani e sapokrijuar, pas së cilës qëndron një këshilltar i OBRM-PDUKM-së, mori një biznes prej një milion dollarësh nga Ministria e Brendshme. Praktikisht të gjitha provimet për patentë shofer në Manastir, Prilep dhe Resnjë iu besuan kësaj kompanie të afërt me Qeverinë, me një monopol pesëvjeçar. LSDM-ja reagoi ndaj këtij skandali, duke kërkuar reagime nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, nga Prokuroria Themelore dhe nga të gjitha institucionet kompetente”, deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.