Aleanca për Shqiptarët pyet Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar Instituti “Arbër Xhaferi”?

Aleanca për Shqiptarët pyet përfaqësuesit e VLEN-it dhe Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar aktualisht Instituti “Arbër Xhaferi”?, transmeton Flaka Media.
“Çfarë kontratash lidhen aty dhe nga çfarë burimesh finançohet instituti? Kjo është një pyetje që kërkon përgjigje urgjente, pasi po keqpërdoret emri i liderit tonë shpirtëror, Arbër Xhaferi. Nëse nuk do të kenë guximin të japin përgjigje, faktet dhe dokumentet që do të paraqiten në ditët në vijim do të jenë shkatërruese për klanet e VLEN-it dhe do të përbëjnë një bazë të kristaltë për procesim nga Prokuroria Publike”, pyesin nga atje.
Aleanca për Shqiptarët, vijon kumtesa, nuk ka qenë dhe nuk është lakmitare e pushtetit, pozicioneve apo pagave të larta, pasi qëndrim i saj gjithmonë ka qenë i bazuar në parime, demokraci, drejtësi dhe përmirësimin e jetës së shqiptarëve.
“ASH u largua vullnetarisht nga qeveria për të mbrojtur këto vlera, ndërsa lakmitarët dhe vazalët e pushtetit kanë emër dhe lidhen direkt me grupimin politik VLEN, përfundon kumtesa nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit.