Në prag të zgjedhjeve lokale të Tetorit 2025, koalicioni Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim ka shpallur bartësin e listës së këshilltarëve për Qytetin e Shkupit, duke synuar të forcojë përfaqësimin shqiptar dhe të sjellë një qeverisje lokale më transparente dhe moderne.

Lajmin e ka dhënë Faton Ahmeti:

Të dashur miq,
Është kënaqësi e veçantë të ju njoftoj se Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim ka përcaktuar bartësin e listës së këshilltarëve për Qytetin e Shkupit:
✅ Abdul-Selam Selami.

Së bashku me kandidatin për Kryetar të Qytetit të Shkupit, Skender Rexhepi – Zejd, do të jenë zëri i shkupjanëve për një kryeqytet modern dhe europian.

Bashkë do të fitojmë!
Bashkë do t’i themi stop të keqes!
Bashkë për dinjitetin shqiptar!

#BesëlidhjaAKI
#Tetor2025
#Referendum