Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Heidi Baci, ka festuar ditëlindjen e saj në një atmosferë të mbushur me dashuri dhe surpriza.

Bukuroshja shqiptare, e cila jeton në Itali me familjen e saj, u surprizua nga të afërmit me një festë intime, ku mbizotëronte ngrohtësia familjare dhe gëzimi i këtij rasti të veçantë.

Në rrjete sociale, Heidi ndau me ndjekësit disa çaste nga ky përjetim i veçantë, duke e shoqëruar me një mesazh plot emocion dhe mirënjohje.


Foto: Screenshot/Instagram
“S’e di çfarë i bën disa momente kaq të veçanta. Ndoshta ajri i gushtit, ndoshta surpriza e papritur e familjes…”.

“Por zemra ime është plot mirënjohje për jetën që i ktheu ëndrrat e mia në realitet… dhe për ju, që jeni pranë meje. Faleminderit për të gjitha urimet”.


Foto: Screenshot/Instagram
Ky postim u prit me dhjetëra urime e mesazhe nga ndjekësit e saj, të cilët i uruan suksese dhe lumturi në jetën personale dhe profesionale.

Pas eksperiencës së saj në Big Brother VIP, Heidi ka fituar një numër të madh fansash, të cilët vazhdojnë ta ndjekin e ta mbështesin në çdo hap.

Ditëlindja e saj këtë vit duket se ishte më e veçantë se kurrë, jo vetëm për surprizën e familjes, por edhe për ndjenjën e mirënjohjes që ajo shprehu, duke e konsideruar këtë moment si një kujtim të paharrueshëm në jetën e saj.