Mijëra euro pension mujor dhe rezidencë në Madrid, çfarë përmban marrëveshja paramartesore e Ronaldos me Georginën

Jeta personale e Cristiano Ronaldos është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për arritjet e tij në fushë, por për propozimin për martesë.
Sulmuesi 39-vjeçar i bëri propozim të dashurës Georgina Rodriguez, me një unazë diamanti me vlerë disa milionë dollarë.
Lajmi, i bërë publik përmes rrjeteve sociale nga vetë Georgina, ka ngjallur entuziazëm tek fansat e çiftit, i cili ka afërsisht dhjetë vjet lidhje dhe ka krijuar një familje të madhe me pesë fëmijë.
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez
Kontrata paramartesore
Sipas revistës portugeze TV GUIA, Ronaldo dhe Rodriguez kanë nënshkruar tashmë një kontratë paramartesore, pas lindjes së vajzës së tyre të parë, Alana Martina.
Kontrata parashikon që, në rast ndarje, Georgina do të marrë pension mujor të përjetshëm prej 114,000 dollarësh, si dhe pronësinë e vilës luksoze të Ronaldos në La Finca, Madrid, me vlerë mbi 5.6 milionë dollarë.
Sipas të njëjtit medium, kjo marrëveshje ka për qëllim sigurinë financiare të Georginës dhe fëmijëve, duke garantuar që familjes të mos i mungojë asgjë, pavarësisht rrethanave.
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez
Pasuria e CR7
Me një pasuri të vlerësuar mbi 671 milionë dollarë, Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë.
Vetëm të ardhurat vjetore nga kontrata me klubin Al-Nassr arrijnë në 230 milionë dollarë, ndërsa dhjetëra milionë të tjera vijnë nga sponsorizime dhe kontrata reklamash.