Pas shumë raportimeve nga portali TS, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, më në fund ka pranuar publikisht se ka marrë një donacion nga një biznesmen serb.

“Me akuzojnë pse kemi pranuar donacion nga një biznes i cili pronari qenka serb. Paratë në mandatet e kaluara kanë shkuar në xhepat e dikujt, ndërsa tani përmes këshillit janë futur si donacione për të realizuar projekte për Tetovën”, u shpreh Kasami mbrëmë në lagjen Migjeni.

Megjithatë, ai nuk tregoi se pse një biznesmen serb jep 800 mijë euro donacion, çka e lidh Tetovën me Serbinë dhe cili është qëllimi i këtij financimi. Kasami nuk e sqaroi këtë, por u përpoq t’i paraqesë paratë sikur janë donacione nga mërgimtarët.

Nga ana tjetër, Kosova ende i ka plagët e hapura nga masakrat e Serbisë, gratë e dhunuara ende derdhin lot, fëmijët ende qajnë për prindërit e vrarë. Për Kasamin, këto duket se nuk kanë rëndësi me rëndësi është që Tetova të pranojë 800 mijë euro nga Serbia.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume