Legjenda e Real Madridit, Luis Figo, e ka lavdëruar Kylian Mbappen, duke e vendosur atë në të njëjtin piedestal me fenomenin Ronaldo Nazario Da Lima.

Mbappe është bërë ylli kryesor i Los Blancos dhe niveli i tij tashmë po krahasohet me më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave.

“Kylian Mbappe është i ngjashëm me Ronaldo Nazarion, por mendoj se krahasimi nuk është perfekt”, ka thënë fillimisht Figo.

“Mbappe ka cilësitë e tij unike; talent të jashtëzakonshëm, i shpejtë, që shënon”.

Mbappe vazhdon të dominojë Evropën – lë pas vetes Kane dhe Lewandowskin
Lexo po ashtu
Mbappe vazhdon të dominojë Evropën – lë pas vetes Kane dhe Lewandowskin
“Ai është i ngjashëm me Ronaldon në këtë aspekt, në aspektin e fuqisë, shpejtësisë dhe shpërthimit, por mendoj se nuk duhet të krahasohen”, përfundoi ish-ylli i Realit.

Mbappe tashmë po dëshmon të jetë një nga golashënuesit më të mëdhenj në futboll, me shifrat e tij astronomike për klubin dhe vendin.

Francezi mund ta kalojë përfundimisht legjendën braziliane nëse ruan qëndrueshmërinë dhe shmang lëndimet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume