Rina Balaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një set të ri fotografik, ku shfaqet më e guximshme se kurrë.

Këngëtarja u paraqit me flokë të kuqe të ndezura dhe një veshje të zezë me prerje provokuese, që i thekson linjat trupore dhe stilin e saj karakteristik.

Në pozat e realizuara në studio, Rina nxori në pah tatuazhet dhe aksesorët e shumtë, duke përforcuar imazhin e saj ‘rebel’ dhe të pandikuar nga rregullat e zakonshme të showbiz-it.

Në mbishkrimin e postimit, ajo shkroi: “edhe kur se du vjen prap”, një frazë që ndezi komente të shumta dhe që fansat e lidhën me temat e dashurisë dhe pavarësisë që ajo shpesh trajton në muzikën e saj.

Fotosesioni i ri është pritur me shumë reagime, duke marrë mijëra pëlqime dhe dhjetëra komente brenda pak orësh.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume