Faton Halili
Mbas më shumë se 20 viteve që mbas konfliktit të vitit 2001, politikbërja në kampusin shqiptarë është kthyer në pikën fillestare, në atë pikënisje të kahmotëshme ku shqiptari i nënçmuar, i përbuzur e i nënshtruar është shqiptar i mirë.
Këto zgjedhje të reja që do të na paraprijnë në muajin e ardhëshëm nuk do të sjellin bukfalisht asgjë të re për mirëqenien e përgjithëshme përveç se do këndohet kënga e vjetër e megallomanisë të akterëve të mëdhenj shqipfolës.
Skenën e famshëm të Arbër Xhaferit me politika dhe nocione të qarta për veprim dhe ndërtim të koncepteve për integrim e kanë kthyer në një Show Televiziv që më ngjason me Big Brotherin, këtë popull të vuajtur ndër dekada si në ish regjimin Komunist Jugo-sllav si tash e shumë vite në këtë sistem pluralist e kanë malltretuar, ofenduar, masakruar me politika denigruse ku çdo ditë e më shumë po vihet në kontekst dinjiteti kombëtar në pikëpyetje.
Në emër të tij ende e kësaj dite këta të fuqishmit, të paprekshmit po përbetohen se këtë herë me të vërtetë do përmirësohet jeta e qytetarit e sidomosit shqiptarit!
Shqiptarët jetën e tyre nëpër vendbanimet e tyre shekullore e kanë pasur të rëndë, shqiptarët në shekullin e ri në dekadën e 3-të vazhdojnë të kenë probleme elementare të mbijetesës së tyre kolektive si në aspektin e zhvillimit të përgjithshëm infrastrukturor si në aspekt të vendim marrjes në pushtet qëndror, e gjitha kjo si rezultat i kësaj garniture shumë vjeçare që në çdo cikël zgjedhor e ndërrojnë petkun e tyre, po i ndërrojnë maskat po ndërrojnë karaktere prej pushtetarit në opozitar dhe anasjelltas për përfitime klanore dhe individuale, kjo është loja në esencë e atij Show-it Televiziv që qytetarët po i magjepsë dhe prap si çdo herë i huton e manipulon për të dalë dhe për të votuar.
Ne votojmë, ata përfitojnë.
Ne krijojmë ideale, ata bëjnë pazare.
Ne japim besimin tonë, ata e keqpërdorin atë.
Andaj besoj unë se ka ardhur dita që të provojmë opsionin e tretë, atë të bojkotimit total të sistemit që ata e krijuan dhe po mbijetojnë në këtë sistem të kalbur sa e sa vite me radhë.
Bojkotimi jonë si shqiptarë do të dërgonte një mesazh deri tek aleatët tonë perëndimor se ne nuk jemi të kënaqur me këtë gjendje përpos se sjemi të kënaqur jemi edhe të mllefosur! Mjaftë është përgjigja përfundimtare për gjithë spektrin politik, mjaftë është mundësia e vetme për ta delegjetimuar këtë kastë qesharake që u imponua e u vetë instalua në sistem