Një burrë i moshuar nga qyteti gjerman Osnabrik ishte bllokuar në ashensorin e shtëpisë së tij familjare për katër ditë. Ai nuk kishte telefon celular, ushqim apo ujë.

Ngjarja ndodhi në korrik të këtij viti, por policia gjermane e konfirmoi rastin vetëm tani dhe zbuloi edhe disa informacione të tjera pas hetimeve mediatike.

Sipas gazetës gjermane „Bild“, ashensori ndaloi për shkak të një sigure të djegur, dhe butoni i emergjencës nuk funksiononte. Meqë 74-vjeçari jetonte vetëm dhe nuk kishte telefon celular me vete, pasuan katër ditë agoni.

Policinë e thirri djali i tij pasi nuk mundi ta kontaktonte babanë për katër ditë, shkruan „Bild“. Kur dy policë hynë në shtëpi, dëgjuan një zë të dobët nga ashensori. Njeriu, i cili ishte i dehidratuar dhe i dobësuar, u shpëtua dhe u dërgua në spital.

Mendimet për kohën që një person mund të mbijetojë pa ujë ndryshojnë. Vlerësimi i zakonshëm është nga tre deri në pesë ditë, shkruan gazeta gjermane.

Në fund të gushtit, kur njeriu u kthye nga spitali, ai i ftoi dy shpëtimtarët e tij në shtëpi për kafe. U tha policëve se, si adhurues i makinave të shpejta dhe kuajve metalikë, kurrë nuk kishte qenë „mik“ i policisë, por në atë moment dëshpërimi ishte i lumtur që dëgjoi zërin e një polici.

Mgid