Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar sot viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në shenjë përkujtimi, njësitë e FSK-së kanë njoftuar se kanë ulur flamujt në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat, duke kujtuar kështu tragjedinë që tronditi botën 24 vite më parë, raporton Klankosova.tv.

Nga FSK-ja përmes një njoftimi në Facebook, është theksuar se Kosova dhe populli i saj do të qëndrojnë gjithmonë krah për krah me miqtë amerikanë, si në ditët e vështira ashtu edhe në ditët e gëzimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume