Rusia sot njoftoi se gjatë natës ka rrëzuar 221 dron ukrainas në një nga sulmet më të mëdha të ushtrisë ukrainase gjatë tre e gjysmë viteve të agresionit rus ndaj Ukrainës.
Sulmi ndodhi përpara fillimit të stërvitjeve të mëdha ushtarake ruso-bjelloruse pranë Minskut.
“Nga dronët që u interceptuan dhe u rrëzuan nga mbrojtja ajrore, nëntë ishin në rajonin e Moskës, ndërsa 28 në rajonin e Shën Petersburgut, qyteti i dytë më i madh në vend,” njoftoi Ministria e Mbrojtjes përmes rrjetit social Telegram.
Në rajonin veriperëndimor të Shën Petersburgut, larg fronit dhe pranë vendeve baltike dhe Finlandës, një anije u përfshi nga zjarri në portin Primorsk në Detin Baltik, tha guvernatori Aleksandër Drozhdenko. Ai shtoi se zjarri është nën kontroll dhe nuk ka rrezik nga rrjedhja e naftës.
Ndërsa ushtria ruse bombardon Ukrainën çdo ditë që nga shkurti i vitit 2022, Ukraina dërgon dronë drejt Rusisë gjatë natës.
Në javët e fundit, ushtria ukrainase ka përqendruar sulmet e saj ndaj infrastrukturës naftës, një sektor kyç të ekonomisë ruse që Perëndimi dëshiron ta sanksionojë.