Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka konfirmuar se po mbahen negociata që kanë për synim arritjen e një marrëveshjeje të sigurisë mes shtetit të tij dhe Izraelit.

Izraeli vazhdimisht ka kryer sulme në Sirinë e shkatërruar nga lufta që kur u rrëzua nga pushteti sundimtari sirian, Bashar al-Assad dhjetorin e vitit të kaluar.

Izraeli dhe Siria, që zyrtarisht janë në luftë që nga viti 1948, arritën një pakt për ndaljen e armiqësive më 1974.

Marrëveshje, që u ndërmjetësua pas luftës së vitit 1973, krijoi një zonë të sigurt në Lartësitë e Golanit nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara për të ndarë forcat izraelite dhe siriane.

“Izraeli konsideron se me rënien e regjimit, Siria është tërhequr nga marrëveshja e vitit 1974 edhe pse Siria që nga momenti i parë ka treguar përkushtimin ndaj paktit”, tha al-Sharaa në një intervistë televizive.

“Aktualisht po zhvillohen negociata për një marrëveshje të sigurisë në mënyrë që Izraeli të kthehet në pozicionit e tij para 8 dhjetorit”, tha ai për televizionin shtetëror sirian al-Ekhbariya, duke iu referuar ditës kur al-Assad u rrëzua nga pushteti.

“Negociatat nuk kanë përfunduar ende”, shtoi al-Sharaa i cili mori pushtetin pas rrëzimit të Assadit.

Mgid