Akademia e Shkëndijës po kalon një fazë të rëndësishme zgjerimi, duke u bërë më shumë se një shkolle futbolli – një fabrikë lojtarësh të rinj që prekin ëndrrën e ekipit të parë, por edhe më tej shkruan Tetovasot. Sukseset që klubi ka arritur në arenën evropiane reflektohen tek grupmoshat: jo vetëm se po luajnë me pasion, por po shohin që përkushtimi mund të shpërblehet.

Shumë nga lojtarët që sot formojnë kolonën e ekipit të parë, kanë kaluar përmes Akademisë. Ky progres nuk është rastësor – ai vjen nga puna e palodhur e koordinatorëve dhe trajnerëve. Një prej emrave që spikat është Erhan Selimi, i cili ka shërbyer në shumë role brenda klubit: si trajner, si pjesë e stafit teknik të ekipit të parë, si drejtues i kategorive të reja etj.


Roli si koordinatorë është kritik. Puna nuk është vetëm të zbulohet talenti, por edhe të ruhet ekuilibri ndërmjet pritjeve të prindërve, mundësive individuale të lojtarëve, dhe nevojës që akademia të krijojë kushtet më të mira: infraestrutura, stafi, stërvitja, mentaliteti, disiplinë. Prindërit shpesh kanë ëndërr që fëmija i tyre të arrijë të jetë protagonist – por futbolli është i pamëshirshëm: talenti vetëm nuk mjafton, duhet sakrificë, durim, dhe nganjëherë edhe fat.

Shkëndija, vitet e fundit, ka dëshmuar se akademia e saj nuk është vetëm “shitësi i ëndrrave”, por një realitet për prodhimin e lojtarëve – disa tashmë kanë arritur fillimisht në ekipin kryesor dhe në garat ndërkombëtare. Kjo është meritë e koordinimit të kujdesshëm, trajnimit të bazuar te profesionalizmi dhe respektit për rritjen graduale të talentëve.

Erhan Selimi, konkretisht, duke qenë ish-lojtar dhe duke punuar prej shumë vitesh në klub në pozicione të ndryshme, është një shembull i atij që mund të ruajë balancën: ndërton nga themeli, edukon, por edhe përgatit lojtarët për pritshmëri të larta. Roli i tij si trajner i grupmoshave dhe seleksionues tregon se nuk është vetëm puna lokale, por edhe ndërkombëtare ajo që kërkohet.

Prandaj, të jesh trajner ose koordinator nuk është fare e lehtë. Është një punë që kërkon kohë, durim, por edhe motivim dhe mbështetje për të paarriturit. Akademia nuk do ketë sukses nëse nuk ka mirëkuptim mes prindërve, lojtarëve, stafeve – sepse pritjet shpesh janë të mëdha .TS

Mgid