Charles Kupchan , Këshilltar për marrdhëniet me Jashtë në Washington ka deklaruar se vendimi I Shteteve të Bashkuara të amerikës për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, është rezultat I frustrimit të grumbulluar ndaj veprimeve të njëanshme të kreministrit në Detyrë Albin Kurti.
Në një intervistë për Radio Europën e Lirë, Kupchan tha se ky është paralajmërimi më I forte nga Washingtoni që tregon se Albin Kurti ka punuar për të rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë në Rajon kundër synimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kjo është një shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë në Kosovë, e cila praktikisht ka qenë në detyrë që nga zgjedhjet në fillim të këtij viti. Por, po ashtu, është rezultat i një frustrimi të grumbulluar: janë dashur disa muaj për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit të Kosovës, tani Kurti fyen Gjykatën Kushtetuese. Para zgjedhjeve, Kurti ka marrë vendime për një gamë të gjerë çështjesh – nisur nga ndalimi i dinarit serb deri tek instalimi i kryetarëve shqiptarë në veri apo mosçuarja përpara e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ka një perceptim të gjerë këtu në Uashington dhe në Evropë se Qeveria në Kosovë nuk po ndihmon në përmirësimin e situatës.”
Këshilltari I Washingtonit për marrdhëniet me jashtë tha se Albin Kurti nuk kishte hequr dorë nga qëndrimet e tij nacionaliste te cilat I ka perdorur vetem per qellime politike edhe pas zgjedhjeve duke sjellë në mënyrë të vazhdueshme përshkallëzim të tensioneve në Ballkanin Perëndimor në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po përballen me një sere sfidash globale.
“Ne jetojmë në një botë me shumë probleme të mëdha – qoftë lufta në Ukrainë, situata në Lindjen e Mesme, tensionet në rritje me Kinën – dhe gjëja e fundit që na nevojitet, është rritja e paqëndrueshmërisë në Ballkan.”
Charles Kupchan la te nenkuptohej ne intervisten e tij per Radio Europa e Lire se kryeministri ne detyre I Kosoves Alnin nuk ka qene kurre I shqetesuar per Izolimin qe I ka shkaktuar vendit te tij me veprimet e njeanshme qe ka ndermarre. Keshilltari I Washingtonit per marrdheniet me jashte e pershkroi Kryeministrin e Kosoves si nje njeri qe me shume gjase po shijon edhe perplasjen me te fundit me SHBA dhe vendimin per te pezulluar Dialogun Strategjik me Kosoven, sepse synon ta perdore dicka te tille per qellimet e tij personale dhe politike. Kupchan deklaroi se ajo cfare Albin Kurti nuk kupton eshte se kjo eshte nje strategji afatshkurter e cila rendon mbi Shtetin e Kosoves dhe marrdheniet e saj me aleatet. / abcnews.al/