Skuadra e Vëllazërimit nga Sllatina ka hyrë fuqishëm në kampionatin e ri, duke mposhtur me rezultat të pastër ekipin nga Piroku, informon TetovaSot. Atmosfera sportive ishte e zjarrtë dhe loja u zhvillua me ritëm të lartë, ndërsa futbollistët vendas treguan disiplinë dhe vendosmëri në çdo repart të fushës.

Treneri Gajur Iljazi, i cili drejton për herë të parë ekipin këtë sezon, u shpreh i kënaqur me performancën e djemve të tij, veçanërisht të lojtarëve të rinj që përbëjnë bazën e skuadrës dhe që sipas tij premtojnë shumë për të ardhmen e klubit. Ai theksoi se synimi është të ndërtohet një ekip i qëndrueshëm dhe konkurrues, që ruan traditën e gjatë dhe emrin e Vëllazërimit në futbollin vendor.

“Fitorja e parë është shumë e rëndësishme për moralin e ekipit dhe për të treguar se kemi potencial për të luftuar për rezultate edhe më të mira,” tha Iljazi pas ndeshjes.

Klubi Vëllazërimi njihet për traditën dhe kontributin e tij në zhvillimin e futbollit lokal dhe kjo fitore e parë është një sinjal pozitiv se skuadra po ecën në drejtimin e duhur.TS

Mgid