Në Gjermani janë mbajtur në disa zona zgjedhje komunale, ku në garë për këshilltar ka pasur edhe shqiptar që jetojnë dhe veprojnë atje. Befasia ishte në qytetin e Leverkuzenit, ku i riu Abdulhamid Rizvani nga Jazhinca e Tetovës është zgjedhur këshilltar komunal në qytetin e Leverkuzenit. Abdulhamidi është një djalë punëtor, i cili jetën e tij ja ka kushtuar profesionit të tij. Me këtë zgjedhje të Rizvanit, tanimë mërgata që jeton në Leverkuzen do të përfaqësohet denjësisht.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume