Mesfushori Luka Modric ka hyrë në librat e rekordeve të Serie A, pasi u bë mesfushori më i vjetër në histori që shënon një gol në kampionat.

Në moshën 40 vjeç e 5 ditë, ylli i Milanit realizoi golin vendimtar në fitoren 1-0 ndaj Bolognas, në javën e tretë të kampionatit italian.

Kroati theu rekordin e mëparshëm të ish-mesfushorit kuqezi Nils Liedholm, i cili kishte shënuar ndaj Interit në mars të vitit 1961 në moshën 38 vjeç e 169 ditë.

Me këtë gol, Modric jo vetëm që vulosi një tjetër arritje personale, por gjithashtu u bë vetëm lojtari i tretë në fushë mbi moshën 40 vjeç që arrin të shënojë në Serie A.

Për më tepër, ai ka shënuar tashmë në katër nga pesë ligat kryesore të Evropës, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një prej mesfushorëve më të mëdhenj të futbollit modern.

Përpos kësaj, goli i Modric vleu tre pikë, me Milanin që e mposhti Bolognan me rezultat minimal 1:0.

Mgid