Në Sellcë, në shtëpinë e tij të ndërtuar me mund dhe kujtime, Bajrami Rexhepi ruan çdo detaj të jetës. Çdo dhomë, çdo fotografi dhe çdo cep i oborrit mbart historinë e sakrificave familjare, kujtimet e fëmijërisë dhe rrënjët që e kanë formuar. Aty ai gjen qetësinë dhe frymëzimin për të vazhduar punën dhe vizionin e tij për të ardhmen.

Kandidati i koalicionit AKI në Sellcë Bajram Rexhepi, baba i tre fëmijëve, njihet për qetësinë dhe korrektësinë e tij. Historia e tij personale është e lidhur ngushtë me sakrificat e nënës, e cila humbi bashkëshortin kur ishte vetëm katër muajsh shtatzënë. Nëna e rriti me sakrifica të mëdha, duke qenë mbështetja kryesore e tij shkruan Tetovasot .

Qysh në moshë të re, jeta ia ngarkoi përgjegjësinë e kryefamiljarit, gjë që e forcoi dhe e mësoi të udhëheqë me maturi. Ai ka punuar pandërprerë që në moshë të re, ndërsa prej 19 vitesh drejton me sukses një biznes privat të ngritur fillimisht me një mik të tij, i cili sot është zgjeruar dhe përfshin një grup të madh punonjësish, mes tyre edhe djalin e tij.

Kandidati ka punuar në shumë vende të botës dhe përvojën ndërkombëtare thotë se do ta përdorë për zhvillimin e Tetovës. Sipas kolegëve të tij, ai është një njeri i qetë, i shoqërueshëm dhe korrekt, që i përkushtohet punës me profesionalizëm dhe integritet.

Ai thotë se nuk e jep lehtë fjalën, por kur e jep e mban deri në fund. Synimi i tij është që me këtë përvojë dhe përkushtim të drejtojë komunën dhe të sjellë ndryshime pozitive për qytetarët e Tetovës, të cilët, sipas tij, meritojnë më shumë shërbime dhe investime në interes të përbashkët.Tetovasot

Mgid