Ish-sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka deklaruar para Prokurorisë Speciale se nuk ekzistojnë prova apo informacione që mbështesin pretendimet për përfshirjen e lidershipit të UÇK-së në urdhëra për vrasje apo krime të organizuara.

“Nuk ka asnjë informacion apo provë që të mbështesë pretendimet se udhëheqësit e UÇK-së kanë dhënë urdhra për vrasje apo janë përfshirë në krime të organizuara. Këto janë akuza të paprovuara. UÇK-ja vepronte në kushte represioni nga forcat serbe dhe nuk kishte një strukturë të mirëfilltë ushtarake,” ka thënë Rubin gjatë dëshmisë së tij.

Ai shtoi se qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare ka qenë të ndihmojë transformimin e UÇK-së në një organizatë demokratike – proces që, sipas tij, është duke u zhvilluar me ndihmën e NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara.

Në lidhje me akuzat për trafikim të drogës, Rubin theksoi se “nuk ka informacione të pavarura”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume