Afër kufirit me Rusinë, Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë ka hapur të parën nga nëntë shkolla të planifikuara në të gjithë vendin, ku fëmijët mbi dhjetë vjeç dhe të rriturit do të mësojnë të operojnë, të ndërtojnë dhe të programojnë dronë.

“Ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse ushtarake e marrim shumë seriozisht, duke pasur parasysh se jetojmë afër Rusisë dhe Bjellorusisë,” tha zëvendësministri i Mbrojtjes, Thomas Godliauskas.

Qendra e parë e trajnimit u hap në Taurage, 20 kilometra larg enklavës ruse të Kaliningradit, ku fëmijët praktikojnë fluturimin virtual në kompjuterë dhe fluturojnë me dronë të vegjël realë.

“Fëmijët janë shumë të interesuar,” tha mësuesi Mindaugas Tamosaltis.

Si anëtare e NATO-s, Lituania ka kërkuar nga aleanca të forcojë mbrojtjen e saj ajrore. Pas hyrjes së dronëve rusë në Poloni javën e kaluar, NATO shpalli se do të forcojë mbrojtjen në krahun e saj lindor.

Qëllimi i Lituanisë është që deri në vitin 2028 të ketë mbi 22,000 persona, përfshirë 7,000 fëmijë, të aftë të operojnë dhe të ndërtojnë dronë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume