Jemi në njërën nga lagjet kryesore të Çairit. Këtu, çdo hap nëpër trotuare tregon qartë tmerrin që përjeton çdo ditë çdo këmbësor, çdo nënë me karrocë fëmijësh, çdo person me aftësi të kufizuara dhe çdo i moshuar. Gazetari i TetovaSot, Nevrij Ademi, sjell imazhe dhe informacione mbi këtë problem serioz.

Çfarë ndodh brenda Çairit? A mund të ecet lirshëm nëpër trotuaret e tij? A mundet një fëmijë, një person me hendikep apo një i moshuar të kalojë pa rrezik?

Prej më shumë se 20 vjetësh nuk është ndërtuar asnjë parking me kate, ndërkohë që nuk ekziston as parking adekuat. Kaosi urbanistik ka mbërthyer njërën ndër komunat më të dendura në Evropë. Në rrugët e ngushta, veturat e parkuara pushtojnë trotuaret, duke marrë hapësirën që u takon kalimtarëve.

Fajtor kryesor mbetet institucioni komunal, i cili nuk ka gjetur ende zgjidhje për problemin e parkimit dhe të hapësirave publike. Kjo gjendje vazhdon prej vitesh në çdo rrugë dhe rrugicë të Çairit – një realitet që qytetarët e njohin mirë, sepse e përjetojnë çdo ditë.Tetovasot

Mgid