Para 12 vitesh, Kërçova u kthye nën udhëheqjen e shqiptarëve dhe prej atëherë ka mbetur e tillë. Sot, kjo komunë rrezikon të rikthehet sërish nën kontrollin e maqedonasve, për shkak të përçarjes brenda vetë shqiptarëve.

Në garën aktuale kemi tre kandidatë shqiptarë dhe vetëm një maqedonas. Përballë qëndron kandidati i VMRO-së, ndërsa nga pala shqiptare garojnë:

Fatmir Dehari nga koalicioni AKI,

Shkondran Alili si kandidat i pavarur,

Fatmir Limani nga VLEN.

Nëse shqiptarët nuk arrijnë të mobilizohen dhe dalja në votime mbetet e ulët, rreziku që komuna të rikthehet pas 12 vitesh është real.

Por pse dolën tre kandidatë shqiptarë? A është kjo pasojë e dorës së përçarjes mes partive shqiptare? Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët në këtë situatë?

Sipas një ankete të realizuar nga TetovaSot me qytetarët e Kërçovës, shumica mendojnë se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar në këtë proces, në mënyrë që komuna të mbetet nën udhëheqjen shqiptare.

E deri sa partitë shqiptare janë të përçarë, komuna mund te humb, por komuna mund të fitohet nese mërgata do të mobilizohet dhe Kerçova të mbetet sërish e shqiptarëve.

Mgid