Ndryshe nga vitet e kaluara, kur Adnan Azizi mbante fjalime, këtë vit nuk u pa asnjë nga liderët e VLEN-it në përkujtimin e babait të Fatmir Limanit informon Tetovasot .
Liderët e VLEN-it prej disa muajsh kanë shkëputur marrëdhëniet me Fatmir Limanin, madje edhe vetë Limani nuk merr pjesë në asnjë tubim të kësaj partie.
Sipas burimeve të TS, Fatmir Limani po lufton i vetëm për Kërçovën, por ende nuk dihet nëse ai ka kandiduar me urdhër të VMRO-së apo të VLEN-it.
Pavarësisht përçarjes brenda VLEN-it, Kërçova rrezikon të humbasë pas 12 viteve nën udhëheqjen e shqiptarëve.
Në ndërkohë përmes nje postimi në facebook, Fatmir Limani ka përkujtuar babain e tij duke shkruar se më tepër se një çerek shekulli nderim-përkujtimi të ditë-shënimit të përvetësimit të Beqir Limani Baca Beqë.
Sot, në 27-vjetorin e përjetësimit të Dëshmorit të kombit Beqir Limani – i njohur nga të gjithë si Baca Beqë – u shënua me dinjitet e respekt kujtimi i njërit ndër figurat më të ndritura të qëndresës sonë kombëtare.