Aktori tetovar shpërthen ndaj Arben Fetahut: Populli shqiptar nuk është gomar që ta mashtrosh ti! Ti je Shpijun i shekullit o shpifes

Aktor tetovar, Xhevdet Xhevdo Jashari, ka reaguar ashpër në rrjetin social Facebook kundër zëvendëskryeminsitrit Arben Fetahut.
Në një postim të drejtpërdrejtë Jashari ka akuzuar Fetahun për mashtrime dhe përpjekje për të manipuluar opinionin publik lidhur me marrëdhëniet e Bujar Osmanit i cili në cilësinë e Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut nu ka realizuar asnjë vizitë zyrtare me autoritetet në Kosovë.
“Arben Fetau, a të treguan oponentët sa takime ka pasur Bujar Osmani me qeverinë e Kosovës? Tani na trego kush është mashtrues, se u bë tepër me këto mashtrime! O spiun i shekullit, o shpifës – nuk ka dalë politikan që më ka neveritur më shumë se ti!”, ka shkruar aktori Jashari.
Ai më tej e ka quajtur Fetahun “injorant, hajdut dhe mashtrues ordiner”, duke shtuar se “populli shqiptar nuk është gomar që ta mashtrosh ti!”./TS