“Partitë që janë pjesë e Qeverisë po krijojnë një narativ të tillë, me të cilin po tentojnë të na e mohojnë të drejtën të kandidojmë me kandidatët tonë aty ku ne vlerësojmë se duhet të kandidojmë. As në mënyrë zyrtare po as shoqërore, bashkëpunim me BDI-në nuk kemi dhe prap do ta theksoj se edhe unë kur dola si kandidat për Qytet të Shkupit VMRO-ja doli me qëndrim se kjo vjen si pasojë e marrëveshjes mes BDI-së dhe Levicës për të penguar fitoren e tyre që nga rrethi i parë”, deklaroi sot deputeti i partisë Levica Amar Mecinoviq.
Mecinoviq tha më tej se po na akuzojnë kriminelët e shumcë parlamentare se nuk po nxjerrin kandidat për komuna.
“Shikoni pak faktin se kush na akuzon për atë se ku kemi nxjerë kandidat dhe ku ne nuk kemi nxjerë kandidat. Po na akuzojnë kriminelët e shumicës parlamentare, po na akuzojnë njerëzit që rritën edhe për 7 miliard euro borxhin publik vitin e kaluar. VMRO-DPMNE-ja votat e saj në disa komuna ja dorëzon partnerëve të kolaicionit dhe kjo nuk është diçka e pazakonshme, është zgjidhja e tyre, për këtë personalisht i uroj, shpresoj që votuesit e tyre janë të kënaqur me këtë përzgjedhje”, tha Mecinoviq.