“Tetova i hap dyertë Bajram Rexhepit: Mbështetje e jashtëzakonshme dhe fitore e sigurt për Tetovën e re” (VIDEO)

Vazhdon të pritet me ngrohtësi nga çdo tetovar, kandidati i AKI-së për Tetovën, Bajram Rexhepi. Nuk ka familje, i moshuar e i ri, që nuk e hap derën për të mbështetur Bajram Rexhepin.
Ai çdo ditë po troket në dyert e tetovarëve për të kërkuar mbështetje, dhe mbështetjen po e merr në mënyrë publike nga të gjithë, pa dallim përkatësie etnike.
“Unë mendoj se do të fitoni”, janë fjalët e tetovarëve nga çdo derë që troket Rexhepi.
Nga ana tjetër, edhe anketat e agjencive vendore po thonë se Bajram Rexhepi ka një epërsi të madhe ndaj kandidatit të VLEN-it – Bilall Kasamit.
Sipas qytetarëve, Bilall Kasami ka shitur gjithë Tetovën: ka shitur Monopolin për 1 euro/m², ka shitur parkingun, ka shitur NPK-në, ka shitur ndriçimin publik dhe pritet të shesë edhe ujin e pijshëm.