Kandidati i AKI-së për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar sot një mëngjes pune me bartësin e listës, Asafin, dhe me kandidatët e listës së këshilltarëve të AKI-së për Tetovën informon Tetovasot.

Ai tha se puna e përbashkët dhe respekti i ndërsjellë janë themeli për ndërtimin e një ekipi të motivuar që punon vetëm për të mirën e qytetarëve. “Njerëzit dhe bashkëpunëtorët duhet gjithmonë të trajtohen me respekt dhe dinjitet,” theksoi Rexhepi.

Në të njëjtën kohë, kandidati i AKI-së u dërgoi një mesazh të qartë punonjësve të administratës komunale. “E di që sot jeni nën presion, shantazh dhe kërcënim të vazhdueshëm. Por koha e këtyre presioneve mbaron me 19 tetor. Nga 20 tetori, asnjë punonjës nuk do të trajtohet si mjet politik. Secili prej jush do të ketë dinjitetin dhe respektin që meriton. Administrata do të jetë e lirë, profesionale dhe në shërbim të qytetarëve, jo e partive,” deklaroi Rexhepi.Tetovasot

Mgid