Ndërmarrja e Qarkullimit Publik të Shkupit sërish po përballet me sfidë serioze në furnizimin me naftë, pasi kompania e cila deri tani e furnizonte këtë ndërmarrje e ka ndërprerë furnizimin. Nga NQP paralajmërojnë qytetarët se kjo situatë mund të ndikojë drejtpërdrejt në funksionimin e rregullt të autobusëve në pjesë të ndryshme të qytetit.

Dhe siç thonë, çdo devijim nga furnizimi i rregullt me karburant mund të shkaktojë vonesa të mjeteve dhe çrregullime në orarin e udhëtimit. Sipas NQP-së po punohet në mënyrë intensive për të gjetur furnizues alternativë, me qëllim që të sigurohet vazhdimësia e furnizimit dhe të minimizohet ndikimi në qarkullimin e përditshëm.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume