Më shumë se shtatë milionë euro janë projekte që financohen drejtpërdrejt nga buxheti qendror, të cilat duhet të ndihmojnë në zhvillimin e Shtipit, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske.

Mickoski potencoi se është i bindur se kryetari i komunës së Shtipit Ivan, si deri më tani, edhe në të ardhmen do të vazhdojë të realizojë projekte për Shtipin dhe banorët e Shtipit.

“Ky është një nga projektet qeveritare nga Ministria e Sportit ku merr pjesë edhe komuna, por pjesa më e madhe është nga Ministria e Sportit. Por nuk është vetëm ky, në thirrjen e parë dhe të dytë publike, më shumë se shtatë milionë euro janë projekte që financohen drejtpërdrejt nga buxheti qendror, të cilat duhet të ndihmojnë në zhvillimin e Shtipit. Jam i bindur se kryetari i komunës, si deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen, me menaxhimin e tij të jashtëzakonshëm, do të thoja, të projekteve, do t’i realizojë këto projekte dhe do t’i shtojë vlerë jetës së Shtipit”, tha Kryeministri Mickoski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume