Paqja, respekti, miqësia dhe bashkëpunimi janë të nevojshme që bota të ecë përpara. Këto janë në fakt vlerat që duhet t’u mësojmë të rinjve si brenda komuniteteve familjare ashtu edhe brenda institucioneve arsimore. Ideja e programit RYCO është e kompletuar me atë që po them, ajo mbështet përpjekjet e ndërtimit të gjeneratave të cilët do të duan të jenë të bashkuar dhe me qëllim identik – për ta transformuar rajonin në një vend më të mirë, më të lumtur dhe më të prosperuar për të jetuar.

Këtë e theksoi sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Elena Ivanovska, në promovimin e sotëm të 23 shkollave të reja të mesme nga Maqedonia që do të ndërtojnë partneritete me shkollat e tjera në rajon përmes programit rajonal për shkëmbimin e shkollave të mesme nga Ballkani Perëndimor i cili zbatohet nga RYCO – Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor.

“Urime juve si organizatë dhe urime shkollave. Ju, udhëheqësit e shkollave dhe kuadri mësimor duhet të jeni krenarë që po ndërtoni breza të cilët i shohin sfidat dhe dallimet si mundësi për bashkim. Dhe këto gjenerata një ditë do të jenë pararojë e ndryshimeve që të gjithë duam t’i shohim, për të parë një Ballkan Perëndimor të bashkuar dhe të prosperuar, një rajon të lirë nga paragjykimet dhe një vend plot tolerancë, mirëkuptim dhe harmoni”, tha Ivanovska.

Programi Super Shkolla i RYCO-s është zbatuar që nga viti 2021 dhe promovon mësimin ndërkulturor, dialogun dhe partneritetet midis nxënësve të shkollave të mesme nga rajoni. Mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe disa ambasada, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar – GIZ. Deri më tani janë krijuar rreth 100 partneritete mes shkollave përmes këtij programi.

Mgid