Kryetari i Bashkësisë Lokale të Reçicës së Madhe, në një deklaratë për portalin TS, ka shprehur zhgënjimin e thellë ndaj kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke e akuzuar për mashtrime dhe mosrealizim të asnjë premtimi në katër vite.

Ai theksoi se, ndonëse projektet kanë qenë të dorëzuara në komunë, asnjëri prej tyre nuk është realizuar.

“E kemi dorëzuar projektin në komunë që të bëhet me asfalt dhe të lidhet me rrugën kryesore, pra me autostradën. Në Reçicë të Madhe, që katër vjet nuk ka pasur asnjë projekt. Nuk është lëvizur asgjë. Çka kam bërë, i kam bërë unë bashkë me bashkëfshatarët. Ujin e kemi sjellë vetë, me bashkëfshatarët. Unë nuk e di çka ka punuar ai në Reçicë të Madhe, ama një gozhdë nuk ka ngulur – hiç, hiç, hiç!”, deklaroi ai.

Përveç rrugës dhe infrastrukturës, ai përmendi edhe dështimin e një prej premtimeve më të bujshme të Kasamit – fabrikën e çipsave.

“Premtoi një fabrikë çipsash, por as ajo nuk u bë”, shtoi ai.

Vlen të thekësohet se asnjë banorë i Reçicës së Madhe nuk është i knaqur me Bilall Kasamin për shkak mashtrimve të tij katër vjeçare./TS/

Mgid