Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka bërë të ditur të martën se nuk ka asnjë dëshmi të re që do t’i kërkonte rajonit t’i ndryshojë rekomandimet për përdorim të paracetamolit gjatë shtatzënisë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, të hënën lidhi autizmin me vaksinimet e hershme dhe marrjen e barit Tylenol (me këtë emër njihet paracetamoli në SHBA) nga gratë shtatzëna. Deklarimet nuk bazohen në dëshmi shkencore.
“Provat e deritashme nuk kanë gjetur asnjë lidhje mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit”, ka thënë kjo agjenci në një përgjigje për Reutersin.
Sipas agjencisë, paracetamoli mund të merret gjatë shtatzënisë kur është e domosdoshme, por në doza të ulëta.
Mgid