Fillimisht dua t’i uroj kryetarit të komunës që për një kohë jashtëzakonisht të shkurtër ky objekt mori pamjen përfundimtare dhe shumë shpejt prej sot nxënësit e kësaj shkolle do ta shfrytëzojnë. Dhe do të dëshiroja sa më shumë objekte të tilla të cilat do të mund t’i shfrytëzojnë më të dashurit tanë, të merren me sport sepse përmes sportit forcohet edhe fryma, e kur të mësoni ta forconi frymën në mënyrë fisnike, ajo do t’ju shoqërojë deri në fund të jetës. Dhe në vend që të merreni me pasione të ulëta, ju do të përballeni me sfida fisnike. Është e qartë, jeta është plot sfida dhe ato sfida është e rëndësishme t’i tejkaloni me ndershmëri, e jo të ndiqni rrugë të pahijshme të cilat më vonë në jetë do t’ju çojnë në një drejtim të gabuar si individ.

Prandaj, objektet e këtilla sportive janë shumë të rëndësishme dhe kanë mbështetje të plotë, si tani, ashtu edhe në të ardhmen.

Përgëzoj edhe Ministrinë e Arsimit për gjithçka që ka bërë gjatë kësaj periudhe dhe shumë e rëndësishme është ajo sinergji, sidomos në arsim, sepse Komuna dhe Ministria e Arsimit duhet ta plotësojnë njëra-tjetrën dhe t’u përgjigjen nevojave të më të dashurve tanë, fëmijëve.

Gjithashtu, dua të falënderoj edhe deputetët që vijnë nga ky rajon, këshilltarët, administratën e Komunës së Gjorçe Petrovit që e mbështet me frymëzim punën dhe agjendën ambicioze të kryetarit të komunës. Në fakt, këtë e tregojnë edhe hulumtimet e opinionit publik. Ishim dëshmitarë para pak ditësh të një opinioni të tillë, pikërisht këtu për Komunën e Gjorçe Petrovit, ku pothuajse është e sigurt se banorët e Komunës së Gjorçe Petrovit e kanë njohur shumë qartë agjendën ambicioze të kryetarit të komunës dhe vazhdojnë ta mbështesin dhe jam i bindur se edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar ai do të bëjë shumë, njësoj si në mandatin e tij të parë, duke frymëzuar qytetarët dhe duke përmirësuar kushtet e tyre të jetesës.

Aleksandri shpeshherë është modest dhe nuk dëshiron të tregojë se në çfarë gjendje ishte Komuna në fillim, nga një minus i rëndë, nga një bilanc thellësisht negativ, arriti ta shpëtojë nga falimentimi, duke bërë që sot të mund të realizohen projekte zhvillimore të këtij lloji.

Ne si Qeveri, si në thirrjen e parë ashtu edhe në të dytën, kemi financuar projekte këtu në Komunën e Gjorçe Petrovit, nëse nuk gaboj, rreth 6-7 milionë euro. Kështu do të vazhdojmë edhe në periudhën që vijon.

Edhe një herë uroj të gjitha palët që janë të përfshira në zhvillimin dhe ndërtimin e komunave anembanë Maqedonisë.

Mgid