Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher, ka kritikuar politikën në vend dhe ka theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës si dhe përgjegjësinë e përfaqësuesve politikë për të garantuar funksionimin normal të shtetit.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Ai ka vënë theksin mbi nevojën që parlamenti të formojë një qeveri të qëndrueshme, duke paralajmëruar se çdo vonesë mund të ndikojë negativisht në interesin e investitorëve dhe në mirëqenien e qytetarëve.

Böttcher ka theksuar se është përgjegjësi e partive politike dhe e deputetëve të parlamentit të përmbushin pritjet e qytetarëve dhe të konstituojnë kuvendin në përputhje me Kushtetutën.

“Dua të them diçka kritike për politikën këtu. Pra, është përgjegjësi e partive politike dhe e anëtarëve të parlamentit që të përmbushin pritjet e qytetarëve. Është përgjegjësi e anëtarëve të parlamentit që ta konstituojnë Kuvendin në përputhje me kushtetutën dhe të formojnë e zgjedhin një qeveri që ta drejtojë vendin. Dhe nëse Kuvendi konstaton se rruga më e mirë përpara janë zgjedhjet e parakohshme, atëherë le të jetë ashtu”, tha ai, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka paralajmëruar se çdo vonesë në formimin e qeverisë dhe avancimin e tranzicionit energjetik rrezikon interesin e investitorëve dhe sjell humbje të drejtpërdrejta ekonomike.

“Çdo ditë vonese në formimin e qeverisë dhe në avancimin e tranzicionit energjetik, Kosova rrezikon të humbasë interesin e investitorëve. Dhe kjo nënkupton humbje reale në para, në vende pune dhe në mirëqenie të ardhshme”, ka shtuar Böttcher.

Ai këto deklarata i bëri gjatë organizimit dyditor të Kosova Energy Forum dhe Green Business Expo 2025, ngjarje kjo që synon të ofrojë një platformë për diskutime mbi tranzicionin energjetik, liberalizimin e tregut të energjisë dhe sfidat për tërheqjen e investimeve në sektorin e energjisë së pastër dhe bizneset e qëndrueshme.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com