Sulimani: Osmani më i përgatitur -me profil intelektual, Mexhitit i mungon bagazhi intelektual. Në Tetovë favorit Kasami

Politilogu Xhenis Sulimani, duke folur për garën zgjedhore në Çair në emisionin ZOOM me Ersan Pajazitin, tha se ish-ministri dhe aktualisht kandidati i AKI-së për kryetar të Çairit Bujar Osmani është më i kompletuar dhe më i përgatitur.
Sipas tij, Osmani jo vetëm që ka bagazh politik dhe shquhet si udhëheqës i mirë, por gjithashtu posedon edhe bagazhin intelektual. Ndërsa për kandidatin Mexhiti, Sulimani theksoi se ai ka bagazh politik, por i mungon bagazhi intelektual.
Ndërsa, shkaku i të njëjtave kritere, Sulimani në Tetovë i ka dhënë përparësi Bilall Kasamit, i cili sipas Sulimanit vjen nga sfera akademike dhe ka përvojë politike, ndërkaq kandidati i AKI-së, Bajram Rexhepi, thotë Sulimani, nuk është shumë i njohur në skenë politike shqiptare.