Osmani: Po e kthejmë rendin në Çair, zgjidhje botërore për parkingjet sipas planit të Michel Rojkind

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar Osmani, sot në profilin e tij zyrtar në Facebook publikoi një video ku paraqet planin e tij për komunikacionin që do të sjellë rend dhe qetësi në çdo rrugë.
Zgjidhja për parkingje është përgatitur sipas vizionit të arkitektit me famë botërore Michel Rojkind dhe vendos një standard të ri për jetë urbane të rregullt e moderne.
“Çairi ka nevojë për rend dhe jo për kaos. Parkingjet e organizuara do të thonë lëvizje të lirë, rrugë më të sigurta dhe më pak stres për çdo qytetar,” deklaroi Osmani. “Kjo nuk është vetëm një çështje teknike, kjo është çështje e dinjitetit të familjeve tona dhe e cilësisë së përditshmërisë sonë.”
Plani parasheh ndërtimin e garazheve moderne shumëkatëshe në lokacione kritike, zona rezidenciale të rregulluara me rregulla të qarta e të drejta, pagesë digjitale me mbikëqyrje inteligjente, korridore të sistemuara për këmbësorë dhe trotuare të zgjeruara, si dhe hapësira të gjelbra mbi çatitë e ndërtesave dhe rreth shkollave. Çdo masë është e orientuar drejt lirimit të shpejtë të rrugëve dhe vendosjes së rendit në çdo lagje.
“Me këtë zgjidhje do të lirojmë çdo hyrje dhe çdo lagje. Parkimi do të jetë i lehtë, i parashikueshëm dhe i drejtë. Çairi fiton qetësi, siguri dhe pamje evropiane,” shtoi Osmani. “Është koha që komuna jonë të bëhet shembull se si ndërtohet një qytet i rregullt, me respekt për çdo njeri dhe për çdo minutë të kohës së tij.”
Ky është një hap i fuqishëm përpara drejt një Çairi që lëviz lirshëm, merr frymë më lehtë dhe jeton më qetë. Me këtë plan, Çairi zgjedh rendin, funksionalitetin dhe sigurinë.