Presidenti kinez Xi Jinping shpalli Kontributet e Përcaktuara në Shkallë Kombëtare për vitin 2035 në videofjalimin e tij në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Klimën 2025 të mbajtur në Nju-Jork të mërkurën.
Si pjesë e objektivave të reja të Kontributeve të Përcaktuara në Shkallë Kombëtare, deri në vitin 2035 Kina do të ulë lëshimet neto të gazit serrë në të gjithë ekonominë e vet me 7-10 % nga nivelet maksimale dhe synon të rrisë pjesën e lëndëve djegëse jofosile në konsumin përgjithshëm të energjisë në mbi 30 %, theksoi Xi.
Krahas planit të uljes së lëshimeve, Xi njoftoi që po brenda vitit 2035 do të bëhen përpjekje për të arritur një kapacitet të instaluar të energjisë së erës dhe të energjisë diellore prej 3 600 gigavatësh, mbi gjashtë herë më shumë se në vitin 2020.
Gjithashtu do të rritet vllimi i përgjithshëm i rezervës pyjore të saj në mbi 24 miliardë metra kubë dhe do ta bëjë shitjen e automjeteve me energji të re një prirje kryesore në shitjen e automjeteve të reja.
Në të njëjtën kohë do të zgjerohet Tregu Kombëtar të Tregtimit i Lëshimeve të Karbonit për të mbuluar sektorët kryesorë me lëshime të larta dhe do të krijojë në thelb një shoqëri që mund t’i përshtatet ndryshimit të klimës.
Gjatë fjalimit të tij, presidenti vuri në dukje po ashtu që këto objektiva tregojnë përpjekjet më të mëdha të vendit të tij , bazuar në kërkesat e Marrëveshjes së Parisit, duke shtuar që plotësimi i tyre kërkon si përpjekje të mundimshme nga vetë Kina, ashtu edhe një mjedis ndërkombëtar mbështetës dhe të hapur.