SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër V.S. (20) nga Shtipi për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”.

Sipas policisë, më 29.06.2025 në Shtip, i denoncuari drejtonte një automjet pasagjerësh nën ndikimin e alkoolit, me 0.84 promilë të konstatuar në gjak. Pas urdhërit të dhënë nga punonjësit policorë për të ndaluar automjetin, ai tentoi të largohej dhe në këtë rast sulmoi fizikisht një nëpunës policor.

Rasti është duke u hetuar, dhe ndaj të denoncuarit do të ndiqen masat ligjore përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume