Arben Taravari, lideri politik shqiptar, ka komentuar për zhvillimet e fundit politike në një televizion shqiptar, duke folur për marrëdhëniet e tij me figurat kryesore të skenës politike informon Tetovasot
Ai deklaroi se një mik i tij ka luajtur rol kyç në pajtimin e tij me Ali Ahmetin, ndërsa shtoi se ka pasur edhe një telefonatë me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Taravari gjithashtu përmendi ndikimin e ashtuquajturës “bota serbe” dhe mundësinë e një revanshi në zhvillimet politike të brendshme.
Komentet e tij vijnë në një moment ku arena politike shqiptare dhe maqedonase po përballet me ndryshime dhe zhvillime të shpejta, ndërsa ai përpiqet të pozicionohet si një ndër figurat kyçe në këtë kontekst.TS