Ish luftëtari i UÇk-së, Muhamet Ameti, ka kujtuar sot përmes një postimi në rrjete sociale protestën e madhe të 25 shtatorit 2007 në Shkup, duke e cilësuar si një moment historik të qëndresës dhe ndërgjegjes kombëtare shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Kur qëndruam në këmbë për dinjitetin tonë”, shkruan Ameti, duke risjellë në vëmendje se qeveria e formuar në vitin 2006 kishte anashkaluar përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve, duke shkaktuar padrejtësi të vazhdueshme. Kjo, sipas tij, solli një valë protestash në të gjitha qytetet me shumicë shqiptare, me një vendosmëri të palëkundur.

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Muhamet Ametit:

#SiSot18Vjet
Kur qëndruam në këmbë për dinjitetin tonë
Qeveria e formuar në vitin 2006, duke anashkaluar përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve, hapi rrugën për padrejtësi që zgjatën me muaj. Shqiptarët reaguan me protesta në të gjitha qytetet, me vendosmëri dhe qëndresë të palëkundur.
Më 25 shtator 2007, në orën 19:30, gjithçka kulmoi para Parlamentit në Shkup. Unë, së bashku me Selam A., Muharem A. dhe Mexhit A., u lënduam gjatë asaj proteste. Qeveria, e cila ishte zgjedhur për një mandat katërvjeçar, mundi të mbijetojë vetëm 18 muaj. Vullneti i shqiptarëve u shtyp, por nuk u shua dhe ngadhënjeu.
Kjo nuk ishte thjesht protestë. Ishte zgjim i ndërgjegjes.
Ishte për krenari, për drejtësi, për të thënë “mjaft” me qetësi dhe forcë.
P.S. Kushdo që merr përgjegjësinë qoftë mandatari apo kryeministri duhet ta dijë mirë shqiptarët nuk janë as dorë e dytë, as numër për dekor. Kushdo që tenton ta nëpërkëmbë vullnetin e tyre do të përballet me qëndresën e tyre dhe do të humbasë.
25 Shtator 2025
Tëtovë

Mgid