SKANDAL – Bilall Kasami shkatërron Tetovën – 18 milionë € nga ndriçimi publik përfundojnë në xhepat e kompanisë nga Shkupi! (VIDEO)

Portali TetovaSot ka zbuluar një skandal të madh, ku Bilall Kasami ka nënshkruar kontratë me kompaninë nga Shkupi “Gayer Stars” drejtor Jusuf Kamberi për dhënien me koncesion të ndriçimit publik të komunës së Tetovës për 15 vite, duke dëmtuar komunën e Tetovës me 18 milionë euro.
Në kontratë mes komunës së Tetovës dhe Gayer Stars, ndarja e fitimit është 85% për kompaninë Gayer Stars dhe 15% komuna e Tetovës.
Në këtë kontratë është edhe një nen ku thuhet se kompania duhet të vendosë poça elektrikë me smart sistem.
Deri sot janë ndërruar vetëm poçat elektrikë, ndërsa Smart Sistemi nuk është vendosur, për shkak se në kontratën e nënshkruar kompania Gayer Stars është dashur të investojë mbi 4 milionë euro tek Smart Sistemi, duke shkelur kontratën dhe duke bërë vepër penale.
Kush është Gajer Stars?
Gajer Stars është e themeluar në vitin 2002 është kompani që merret me punime elektroinsaltuese me drejtor Jusuf Kamberi.
Sipas një raporti financiar ng Company Wall shihet se Gajer Stars në vitin 2024 ka pasur të hyra 5 fish më shumë se vitet e kalura nga 62 milionë në mbi 156 milionë denarë (2.55 milionë euro).
Kur është nënshkruar Kontrata mes Komunës së Tetovës dhe Gayer Stars?
Kontrata për ndriçimin publik e dhënë me koncesion për 15 vite është nënshkruar me datë 17.11.2023 mes komunës së Tetovës me në krye Bilall Kasamin dhe kompanisë Gayer Stars si drejtor Jusuf Kamberi.
Por çka është kjo kontratë dhe pse është bërë për të dëmtuar buxhetin e komunës së Tetovës?
Ndriçimi publik, për ata që nuk e dinë, është pagesa që çdo amvisëri dhe subjekte juridike paguajnë përmes faturës së rrymës së EVN-së, ndërsa EVN ua kthen komunave mjetet për çdo muaj.
Në territorin e Tetovës ka mbi 28 mijë amvisëri dhe 16 mijë subjekte juridike.
Çdo amvisëri paguan nga 184 denarë, ndërsa subjektet juridike paguajnë nga 365 denarë në muaj.
Bilall Kasami, përmes kontratës së nënshkruar, ndriçimin publik e ka dhënë me koncesion për 15 vite dhe paratë e grumbulluara nga qytetarët e Tetovës nuk kthehen në komunën e Tetovës por tek kompania nga Shkupi Gayer Stars.
Pirtali TetovaSot ka pyetur edhe EVN-në në lidhje me grumbullimin e parave nga ndriçimi publick
Të nderuar, mund të na tregoni se sa para grumbullohen nga taksat e ndriçimit public nga komuna e Tetovës dhe sa para transferoni tek kompania Gajer Stars?
EVN Home vetëm bën pagesën e detyrimeve monetare për tarifën komunale në përputhje me ligjin, ndërsa paratë direkt i transferon në komunën përkatëse përmes llogarive të thesarit, që do të thotë se kompania në të gjithë procesin vetëm u kryen shërbim komunave.
Sen.
Portali TetovaSot ka bërë një hulumtim se sa grumbullon për 1 muaj, për një vit dhe për 15 vite kompania Gayer Stars nga taksat e ndriçimit publik të tetovarëve me lejen e Bilall Kasamit.
Në të gjithë territorin e komunës së Tetovës ka mbi 28 mijë amvisëri nga 184 denarë bëjnë 5.152.000 den dhe 16 mijë subjekte juridike nga 368 denarë që bëjnë 5.888.000 denarë, që të dyja bëjnë 11.040.000 denarë.
Në euro i bie 179.512 euro për një muaj; për një vit 2.154.144 euro.
Por cilat janë shpenzimet që është dashur të bëjë kompania Gayer Stars?
Në të gjithë territorin e Tetovës ka 9000 poça elektrikë dhe fuqia e një poçi elektrik mesatarisht është 50W me teknologjinë LED.
Energjia me 9000 poça elektrikë × 0.005 KW është 450 KW në ditë.
Energjia mujore është 450 KW × 10 orë maksimumi × 31 ditë në muaj është 139.500 KWh.
Kostoja e energjisë mujore me energji tregu është 139.500 KWh × 18 den është 2.511.000 denarë.
Në euro i bie 40.820 euro në muaj dhe për një vit i bie 489.948 euro.
Investimet në vitin e parë:
Sikur të zëvendësohen të gjitha poçat elektrikë (9000 poça) nga 70 euro me gjithë punë dore, bëjnë 630 mijë euro.
Dhe 10% amortizim për një vit bëjnë 63 mijë euro.
Dhe 15% të komunës së Tetovës nga të hyrat (2.154.144 × 15%) bëjnë 323.121 euro në vit.
Fitimi për një vit dhe për 15 vite:
Të hyrat vjetore janë 179.512 × 12 muaj = 2.154.144 euro.
Ndërsa shpenzimi në vitin e parë është 1.299.011 euro.
Vitin e parë fiton 713.012 euro kompania dhe 321.121 komuna.
Vitet tjera nga 1.277.075 euro. Per Kompanine
Pra për 15 vite fitim ka 18 milionë e 989 mijë euro Gayer Stars nga taksat e ndriçimit publik të Tetovës.
Dhe nëse nuk do ishte kjo kontratë e nazënshkruar, këto para do të ishin në komunën e Tetovës.
Do me thene qe buxheti I komunes se Tetoves demtohet per 18 milion e 989 mije euro
Dhe në fund shtrohet pyetja:
Pse e shiti Bilall Kasami ndriçimin publik? Përgjigjen jepeni ju vet.